Rrëfimi juaj

Sy të rinje! Edhe ne duam t’a shikojmë atë që ju shikoni!

Ndani fotografitë tuaja me ne dhe ne do t’i publikojmë ato më të mirat! Pa marrë parasysh nëse jeni duke studijuar fotografinë apo fotografoni sepse kjo ju paraqet kënaqësi, n’a shpalosni punën tuaj dhe n’a lejoni t’a shohim botën nëpërmjet syve tuaj!

Ne jemi duke bërë një koleksion të fotografive me përvojat e të rinjëve nga e gjithë bota dhe që dokumentojnë kulturën dhe rrethet që e shoqërojë përparimin e tyre gjatë rritjes. Deri tani, të ju themi se sapo kemi nisur këtë inicijativë (me kontributet nga Peru dhe Taxhikistanit); pra, për të të mos e zgjatur shumë, kjo është një garë e fotografisë.

Në rastin më të keq të kësaj gare: puna juaj nuk do të publikohet; do të vlersoheni nga ndonjë fotograf profesionist dhe do të ju jepen këshilla për përmirësimin e aftësive tuaja. Megjithatë, ju mund të konkuroni sërish rradhës tjetër. Kjo garë drejtohet nga ”fotografë për fotografë” dhe tërë projekti është bërë, sa për të  mësuar aq edhe për të bërë një koleksion të fotografive.

Në rastin më të mirë: puna juaj do të publikohet dhe ju do të mund t’u lavdëroheni miqëve tuaj. Nuk e di për ju, por kjo është arsyeja pse unë u bëra fotograf. (Duke qenë edhe të talentuar gjithë puna juaj mund tëngadhnjejë). Ne, do të sigurohemi që t’ju dërgojmë një kopje digjitale të librit, kur të publikohet. Por gjëja më e rëndësishme këtu, është se ju do të keni mundësinë për t’a rrëfyer rrëfimin tuaj dhe të ekspozoheni sado pak.

Tani rregullat: ju duhet të jeni deri në moshën 19 vjeçare.  Nëse e keni lexuar tekstin deri këtu dhe jeni mbi 19 vjeç, na vjen keq që humbët pak kohë, por nga ana tjetër ju gjithmonë mund t’a inkurajoni apo të bëheni mentor i një mikut/eshës t/suaj që ka të drejtë të marrë pjesë.

Rregulli i dytë dhe më i rëndësishëm është – të dërgoni fotot e diçkaje që e doni! Jo të çfarëdo gjëje që duket bukur, por diçka që ju flet juve në më shumë mënyra. Ne jemi të interesuar për të dëgjuar rrëfimin pas fotos (se pse subjekti është i rëndësishëm dhe i dashur për ju). Prandaj më poshtë veni re një hapësirë ku do të shkruani disa fjali që do t’a shoqërojnë çdo fotografi. Për shembull, një portret i dikujt që e doni, është mirë – një foto e diçkaj që nuk do të thotë gjë për ju – nuk është mire; në qoftë se kjo nuk do të thotë asgjë për ju, nuk do të thotë asgjë as për ne. Pra, na dërgoni fotografitë e gjërave (dhe/apo njerëzve) që e bëjnë zemrën tuaj të rrahë shpejtë!

SHËNIM: Ne duam të n’a dërgoni një rrëfim, jo vetëm një përshkrim. Për shembull, nëse do të dërgoni një portret të gjyshes suaj, rrëfimi do të duhej të dukej kështu p.sh.: “Që kur e mbaj mend gjyshen time, ajo ishte personi të cilit unë i rrëfehesha dhe nga kush merrja këshilla; ajo është personi të cilin unë e kam adhuruar më së shumti. Kur isha dhjetë vjeç, kisha dëshirë të bëhem pjesë e grupit të vallëzimit të shkollës, por miqtë e mij më thonin se nuk kam gjasa. Prandaj iu drejtova gjyshes sime e cila më tha…..”. Ndërsa ajo që nuk e dëshirojmë, do të dukej p.sh. kështu: ” Kjo është gjyshja ime. Ajo është shumë e mirë dhe njeri me të cilin mund të flasësh lirshëm”. E vëreni dallimin? Gjithashtu, në kuadër të tregimit tuaj ju lutemi t’a identifikoni qartë vendin ku është bërë fotoja. Shkruani sa të doni, por le të jetë rrëfim interesant dhe plot detaje.

Tani shko kap foto-aparatin tënd dhe të … oh prisni, ka ende…: vetëm puna juaj origjinale; së paku 1.000 pixel gjatësi ose gjerësi; JPEG ose JPG format; idealisht pa redaktime (vetëm prerje të vogla dhe korrigjim të ngjyrave); pa shtypje (“print”), pa film, pa “selfie”! Sidomos pa “selfie”! Gjithashtu, kini mëshirë për ne dhe mos dërgoni më shumë se 10 fotografi me një aplikim!

Kjo është e tëra; viheni punës fëmijë, na tregoni se çfarë jeni duke bërë! Dhe, me fat të gjithëve! Më kujtohet kur unë e kam dorëzuar fotografinë time të pare për t’u vlerësuar. Gjithnjë do të jem krenar për atë here të parë.

Oh, përndryshe, unë jam Tim-i.

Emri juaj

Mosha (patjetër duhet shënuar)

Vendi (patjetër duhet shënuar)

Mesazhi juaj (patjetër duhet shënuar)

Foto Ngarko (patjetër duhet shënuar)

I pranoj këto kushte.